Përgjegjësia Sociale

Kujdesi shëndetësor

SIGAL UNIQA ka ndërtuar të parën dhe të vetmen klinikë lëvizëse mjekësore në Shqipëri, e cila ofron një gamë të gjerë ekzaminimesh mjekësore, si vizita, echo, matje sheqeri, vizitë ORL etj.
Që prej vitit 2015, SIGAL UNIQA VitalTruck u ka ardhur në ndihmë qindra-mijëra klientëve dhe qytetarëve në çdo cep të Shqipërisë, duke u ofruar atyre shërbime mjekësore falas.

Profili i Klinikes Levizese SIGAL UNIQA

Trashëgimi kulturore

Ne i vlerësojmë maksimalisht vlerat kulturore dhe trashëgimia e vendit tonë. Në këtë kuadër, në vitin 2012 restauruam një prej shtëpive tradicionale në lagjen Mangalem, Berat, aset i SIGAL UNIQA. Tashmë të kthyera në identitetin dhe imazhin që meritojnë, këto ndërtesa tipike janë përfshirë sërish në listën e atraksioneve kulturore që ofrojnë këto qendra të rëndësishme të turizmit shqiptar.

Art

Që prej vitit 2009, Klubi i Artit dhe Kulturës SIGAL UNIQA ka shërbyer për promovimin e shumë artistëve të rinj dhe të afirmuar në fushën e letërsisë, muzikës dhe arteve pamore. Gjatë vitit 2012 në Klubin e Artit janë zhvilluar dhjetëra aktivitete kulturore ndër të cilat ekspozita pikture, mbrëmje muzikore, portrete artistësh, promovime librash dhe seminare me tematika të ndryshme.

Klubi i Artit dhe Kulturës SIGAL UNIQA është një shtëpi libri, një galeri arti dhe sallë muzike; thënë ndryshe një vend që mbledh të tre artet në një dhe ju jep mundësinë e kalimit të orëve sa çlodhëse aq edhe informuese mbi emrat e rinj dhe punët më të fundit të artistëve shqiptarë dhe të huaj. Që prej vitit 2013, pjesë e Klubit të Artit është Orkestra e Harqeve e përbërë nga 15 instrumentistë profesionistë.

  • Promovim libri
  • Muzikë dhome
  • Ekspozita arti figurativ
  • Seminare

Klubi i artit broshura 2017
Klubi i artit broshura 2016
Klubi i artit broshura 2014-2015 
Klubi i artit broshura 2013

Mjedisi

Ne besojmë thellësisht tek zhvillimi i qëndrueshëm dhe e kemi kthyer në një moto të aktivitetit tonë të përditshëm. Problemet mjedisore janë të shumta dhe komplekse dhe ne e shohim zgjidhjen e tyre përmes bashkëpunimit të ngushtë me institucione qeveritare, OJF dhe kontribuojmë në edukimin e publikut. Në këtë kuadër,  SIGAL UNIQA ka mbështetur vazhdimisht iniciativa dhe aktivitete ambjentaliste të cilat synojnë ndërgjegjësimin, ndryshime ligjore dhe veprime të drejtpërdrejta për mbrojtjen dhe përmirësimin e ambientit.

Sport

Që prej disa vjetësh, jemi sponsor të skuadrave të ndryshme të basketbollit dhe futbollit si dhe të Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Një ndër skuadrat e mbështetura nga SIGAL UNIQA në Kosovë, SIGAL Prishtina është prej disa vitesh skuadër kampione.  Përgjatë viteve kemi mbështetur zhanre të ndryshme sportive ndër të cilat sportet ujore, garat me makina, atletikën dhe alpinizmin (ekspedita shqiptare në malin Everest, ekspedita kosovare në malin Kaçkalar, Turqi ).

Edukim

SIGAL UNIQA është partner i universiteteve publike dhe private në vend duke marrë pjesë aktivisht në panairet e punës dhe seminare të ndryshme si dhe përmes ofrimit të praktikave mësimore në zyrat qendrore. Panairet e punës të zhvilluara nga universitete të ndryshme kanë qenë në fakt prezantimi i parë me disa të rinj të cilët tashmë janë pjesë e stafit SIGAL UNIQA.

Shiko broshurën e përgjegjësisë sociale