UNIQA Insurance Group

Që prej vitit 2007 SIGAL është pjesë e një prej grupeve më të mëdha financiare në Austri, UNIQA Insurance Group i cili është aksioneri më i madh me rreth 87% të aksioneve.
UNIQA GROUP është një prej kompanive lider në tregun e sigurimeve të Austrisë dhe të Europës Qendrore dhe asaj Lindore. Mbi 20 mijë punonjës iu shërbejnë mbi 10 milionë klientëve në 18 shtete, nga të cilat 15 shtete të Europës Qendrore-Lindore.

Gjigandi austriak i sigurimeve, me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.
Me 21% të tregut, UNIQA është është kompania e dytë më e madhe në Austri.
Në vitin 2016, UNIQA Group lançoi programin më sfidues të të gjithë këtyre dekadave, program i quajtur “UNIQA 2.0”, i cili konsiston në
investimin e 500 milionë eurove, në mënyrë që proceset dhe produktet e kompanisë të riorientohen sipas nevojave dhe pritshmërive të
klientëve, duke patur si busull orientuese transformimin dixhital të kompanisë.

Mëso më shumë

SIGAL Data Home Insurance

200

vjet eksperience

Home Insurance

18

shtete

Home Insurance

20,000

punonjes

Home Insurance

10 Mil.

kliente