Sigurimi i jetës për hua

Ngjarje të papritura mund të ndodhin në çdo kohë dhe janë pjesë e përditshmërisë tonë. Me sigurimin e jetës përfitoni mbrojtje
financiare dhe qetësi mendjeje në rast fatkeqësie.

Sigurimi i Jetës për Hua

Sigurimi i Jetës për Hua ofrohet për personat që marrin kredi në bankë dhe i mbron ata dhe familjarët nga rreziku i mosshlyrjes së huasë si pasojë e humbjes së jetës së kredimarrësit. Ky sigurim garanton çlirimin e familjes të të siguruarit apo ortakëve të biznesit nga detyrimi bankar, pasi SIGAL Life UNIQA merr përsipër që, në rast humbje jete, të shlyejë shumën e pakthyer të kredisë, duke lehtësuar në këtë mënyrë detyrimin financiar që do të rëndonte mbi ta.

  • Mbrojtje për familjen
  • Sigurim jete për të shlyer kredinë