Sigurimi i jetës me kursim

Kursimi i parave shpesh herë duket i vështirë por nuk është i pamundur, veçanërisht nëse e planifikojmë në kohën dhe mënyrën e duhur.
Me paketat e sigurimit të jetës me kursim mund të siguroni jetën e të kurseni një shumë parash të cilën e përcaktoni vetë.

 

Sot për Nesër

Pension privat i kombinuar me sigurimin e jetës

“Sot për Nesër” është mënyrë kursimi (investimi) afatgjatë për të siguruar të ardhura të mjaftueshme, për një pension privat shtesë krahas atij shtetëror. Në rast fatkeqësie përgjatë periudhës së sigurimit, familjarët tuaj përfitojnë automatikisht të gjithë shumën e siguruar, në momentin e ndodhjes së fatkeqësisë pavarësisht sesa këste janë paguar.

Shembull **

Perllogaritjet jane kryer sipas tarifave ne fuqi dt. 01/01/2017

Sot per NeserMashkull 35 Vjec
Primi vjetor Monedha LEKEShuma siguruarShuma siguruarShuma siguruar
10 vjet15 vjet20 vjet
50,000521,551854,9061,233,853
70,000730,1721,196,8681,727,394
100,0001,043,1031,709,8122,467,706

Shenim:

*Shuma e siguruar në kontratë është shumë e garantuar, ndërkohë që shuma e përfitueshme në maturim mund të jetë më e lartë në varësi të të ardhurave nga investimi i fondeve në dispozicion.
** Në shembullin e mësipërm të dhënat janë indikative dhe në raste specifike ndryshojnë në varësi të kushteve të kontratës.

***Sipas kërkesave dhe nevojave të klientit, sigurimi i jetës me kursim mund të ofrohet I kombinuar dhe me sigurimin e Paaftesise nga aksidenti.


Kasa për Fëmijë

Depozitë kursimi për fëmijën e kombinuar me sigurimin e jetës së prindit.

Është një mënyrë kursimi (investimi) afatgjatë për prindërit, të cilët duan të sigurojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre, në mënyrë që kur të rriten të kenë të ardhura të mjaftueshme për shkollim apo mundësi biznesi etj.

Shembull **

Perllogaritjet jane kryer sipas tarifave ne fuqi dt. 01/01/2017

Kasa per femijeBabai 32 vjecNena 27 vjec
Primi vjetor Monedha LEKEShuma e siguruar (LEKE)*
10 vjet15 vjet18 vjet
50,000519,829850,4481,070,125
100,0001,039,6591,700,8962,140,249
150,0001,559,4882,551,3433,210,374

Shenim:

*Shuma e siguruar në kontratë është shumë e garantuar, ndërkohë që shuma e përfitueshme në maturim mund të jetë më e lartë në varësi të të ardhurave nga investimi i fondeve në dispozicion.
** Në shembullin e mësipërm shuma e siguruar do të jepet menjëherë me vdekjen e njërit nga pridërit. Të dhënat e mësipërme janë indikative dhe në raste specifike ndryshojnë në varësi të kushteve të kontratës.

***Sipas kërkesave dhe nevojave të klientit, sigurimi i jetës me kursim mund të ofrohet I kombinuar dhe me sigurimin e Paaftesise nga aksidenti.


Karta e Besnikërisë

Është një kombinim i sigurimit të jetës së punëmarrësit me një investim, një depozitë kursimi nga ana e punëdhënësit.

  • Depozitë kursimi për punonjësin ku kontributet paguhen nga punëdhënësi.
  • Nëse punonjësi qëndron në punë gjatë gjithë periudhës së rënë dakord në fund të periudhës ai përfiton të gjithë vlerën e kontribuar në vite nga punëdhënësi. Në të kundërt, punëdhënësi përfiton  shumës  e depozituar  sipas specifikimeve  të kontratës të cilën mund ta përdorë për punonjës të tjerë  sipas interesave të biznesit.
  • Sipas ligjit  Nr të ligjit 10 364, datë 16.12.2010 “Për tatimin mbi të ardhurat”, shpenzimet e sigurimit të jetës dhe shëndetit të konsiderohen si shpenzime të zbritshme.

Shenim:

*Sipas kërkesave dhe nevojave të klientit, sigurimi i jetës me kursim mund të ofrohet I kombinuar dhe me sigurimin e Paaftesise nga aksidenti.



Keni Pyetje?

+ 355 4 2233 308 Hëne - Premte: 8.00 - 16.00 [email protected]