Kursimi i parave shpesh herë duket i vështirë por nuk është i pamundur, veçanërisht nëse e planifikojmë në kohën dhe mënyrën e duhur.
Me paketat e sigurimit të jetës me kursim mund të siguroni jetën e të kurseni një shumë parash të cilën e përcaktoni vetë.
Pension privat i kombinuar me sigurimin e jetës
“Sot për Nesër” është mënyrë kursimi (investimi) afatgjatë për të siguruar të ardhura të mjaftueshme, për një pension privat shtesë krahas atij shtetëror. Në rast fatkeqësie përgjatë periudhës së sigurimit, familjarët tuaj përfitojnë automatikisht të gjithë shumën e siguruar, në momentin e ndodhjes së fatkeqësisë pavarësisht sesa këste janë paguar.
Shembull **
Perllogaritjet jane kryer sipas tarifave ne fuqi dt. 01/01/2017
Sot per Neser | Mashkull 35 Vjec | ||
---|---|---|---|
Primi vjetor Monedha LEKE | Shuma siguruar | Shuma siguruar | Shuma siguruar |
10 vjet | 15 vjet | 20 vjet | |
50,000 | 521,551 | 854,906 | 1,233,853 |
70,000 | 730,172 | 1,196,868 | 1,727,394 |
100,000 | 1,043,103 | 1,709,812 | 2,467,706 |
Shenim:
*Shuma e siguruar në kontratë është shumë e garantuar, ndërkohë që shuma e përfitueshme në maturim mund të jetë më e lartë në varësi të të ardhurave nga investimi i fondeve në dispozicion.
** Në shembullin e mësipërm të dhënat janë indikative dhe në raste specifike ndryshojnë në varësi të kushteve të kontratës.
***Sipas kërkesave dhe nevojave të klientit, sigurimi i jetës me kursim mund të ofrohet I kombinuar dhe me sigurimin e Paaftesise nga aksidenti.
Depozitë kursimi për fëmijën e kombinuar me sigurimin e jetës së prindit.
Është një mënyrë kursimi (investimi) afatgjatë për prindërit, të cilët duan të sigurojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre, në mënyrë që kur të rriten të kenë të ardhura të mjaftueshme për shkollim apo mundësi biznesi etj.
Shembull **
Perllogaritjet jane kryer sipas tarifave ne fuqi dt. 01/01/2017
Kasa per femije | Babai 32 vjec | Nena 27 vjec | |
---|---|---|---|
Primi vjetor Monedha LEKE | Shuma e siguruar (LEKE)* | ||
10 vjet | 15 vjet | 18 vjet | |
50,000 | 519,829 | 850,448 | 1,070,125 |
100,000 | 1,039,659 | 1,700,896 | 2,140,249 |
150,000 | 1,559,488 | 2,551,343 | 3,210,374 |
Shenim:
*Shuma e siguruar në kontratë është shumë e garantuar, ndërkohë që shuma e përfitueshme në maturim mund të jetë më e lartë në varësi të të ardhurave nga investimi i fondeve në dispozicion.
** Në shembullin e mësipërm shuma e siguruar do të jepet menjëherë me vdekjen e njërit nga pridërit. Të dhënat e mësipërme janë indikative dhe në raste specifike ndryshojnë në varësi të kushteve të kontratës.
***Sipas kërkesave dhe nevojave të klientit, sigurimi i jetës me kursim mund të ofrohet I kombinuar dhe me sigurimin e Paaftesise nga aksidenti.
Është një kombinim i sigurimit të jetës së punëmarrësit me një investim, një depozitë kursimi nga ana e punëdhënësit.
Shenim:
*Sipas kërkesave dhe nevojave të klientit, sigurimi i jetës me kursim mund të ofrohet I kombinuar dhe me sigurimin e Paaftesise nga aksidenti.