Lajmet e Fundit

Lexoni lajmet e fundit

Njoftim për klientët nga SIGAL Life UNIQA Group Austria


28/05/2020


I/e nderuar klient,

Ju njoftojmë se ne zbatim të Ligjit nr.4/2020 “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare” SIGAL LIFE UNIQA Group AUSTRIA është angazhuar për të përmbushur kërkesat për të identifikuar vendin ku klientët e saj, entitet juridike (subjektet e biznesit), paguajnë taksat si dhe numrin identifikues tatimor të juridiksionit përkatës.
Për këte qëllim jeni të ftuar të paraqiteni në zyrat tona në SIGAL Business Center, Blv. “Zogu I”, Nr 1, Tiranë, për të plotësuar  Formularin e Vetëdeklarimit me të dhënat tuaja personale tatimore, brenda datës 30.06.2020.
Për informacion shtesë në lidhje me ligjin mbi Shkëmbimin automatik të informacionit, ju lutemi referojuni faqes zyrtare të internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në linkun: https://www.tatime.gov.al/c/6/455/shkembimi-automatik-i-informacionit .

 

“Për çdo informacion, pyetje apo paqartësi klientët do të luten të drejtohen në adresën e e-mailit aml@uniqa.al.

 

Faleminderit për mirëkuptimin!

SIGAL Life UNIQA Group Austria

 

Vetedeklarim per Individe Fatca+CRS

Vetedeklarim per subjekt Fatca + CRS